Kryeministri Rama publikon pamjet nga Syri i Kaltër: Ka ndryshuar rrënjësisht, 290 hektarë zonë e mbrojtur

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e nis ditën me pamjet nga Syri i Kaltër dhe uron një fundjavë të mbarë për të gjithë. Parku Natyror me një projekt të fundit është ndryshuar rrënjësisht, që nga hyrja dhe në brendësi të tij.

“Mirëmëngjes, dhe me infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë që ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt Syrit të Kaltër, të cilit tashmë ia kemi zgjeruar zonën e mbrojtur, me statusin e Parkut Natyror prej 290 hektarë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon.

Zjarr Tv Ad