Sociologu Tushi: Duhet kujdes me rrjetet sociale! Miku i njeriut duhet të jetë libri

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sociologu Gëzim Tushi thotë se gjatë përdorimit të rrjeteve sociale duhet të tregohet kujdes nga të gjitha moshat, pasi këto platforma përdoren nga të gjitha moshat dhe aty mund të ketë persona të rrezikshëm që nuk i shohim.

“Fakti që është bërë kaq masiv përdoret nga të gjitha llojet e moshave dhe jo që nga moshat sikur e kanë deklaruar ato që e kanë shpikur sepse nëpërmjet rrjeteve sociale, jo vetëm të vjen informacion i cunguar po nëpërmjet rrjeteve sociale penetrojnë pedofilët, kriminelët, kiber-kriminaliteti që është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, kriminelë të cilët nuk i shikojmë”, është shprehur Tushi.

I ftuar në Ora News, ai ka thënë se miku më i mirë për njeriun duhet të jetë libri. Në këtë jetë moderne mund të të tradhtojnë të gjithë por libri është miku me të vërtetë më besnik, u shpreh profesori.

“Dallimi mes informacionit që marrim nga rrjeti dhe informacionit që marrim nga libri ka dallimet e veta. Padiskutim informacioni që marrim nga rrjeti është I shpejtë është i menjëhershëm por kini parasysh që informacioni që marrim nga rrjetet sociale nuk është sistemik siç është informacioni që të jep libri.

Libri është miku më besnik padiskutim. Në këtë jetë moderne mund të të tradhtojnë të gjithë por libri është miku me të vërtetë më besnik”, është shprehur sociologu Gëzim Tushi.

Zjarr Tv Ad