Kryetari i kujt je, me pesë vetë?/ Baçi mesazh Alibeajt

0
340
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në dhjetor opozita do të mbajë një protestë, krahas Samitit të BE-së, i cili mblidhet në Tiranë po të njëjtën ditë. Deputeti i PD-së, Luan Baçi, tha se liderëve të BE-së do t’u tregohet realiteti dhe mungesa e demokracisë.

Ai e konsideroi Alibeajn si vegël që përdoret nga kryeministri Rama, me qëllim mbajtjen e siglës dhe vulës.

Në “MCN Live”, Baçi foli edhe për rolin e Enkelejd Alibeajt, duke e quajtur një vegël të përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Rama kur thotë s’duhet të shahemi në gjuhë të huaj, por duhet të jemi në unitet… Ne nuk kemi pse të tregojmë te ndërkombëtarët atë që s’kemi, aq më tepër kur vijnë liderët e BE-së, që e kanë mirëpritur protestën, manifestimin e qytetarëve, për t’i mirëpritur, por edhe për t’u treguar që këtu ka probleme demokracia. T’u themi liderëve të BE-së që ky kryeministër s’është ai që do të shitet, por po e nxjerr opozitën jashtë loje”, është shprehur Baçi.

Sipas tij, Rama po përpiqet të mbajë një opozitë false, me me Alibeajn, duke mbajtur peng flamurin e PD-së dhe nuk lë që opozita e vërtet të bëjë opozitë.

“Qëndrimi gjasme parimor, unë jam partia zyrtare, unë kam vulën dhe do rri edhe i vetëm këtu, janë disa gjetje të turpshme edhe nga ana juridike, për t’i thënë vetes që jam kryetar.

Kryetar i kujt je?! Kryetar me 5 vetë. Realiteti politik është krejt i ndryshëm. Kemi një realitet që s’mund të mohohet. Ne nuk themi që s’ka mendim ndryshe te PD-ja. Nëse do ta donin PD-në, ke fraksionin, hajde aty të bashkohemi, të luftojmë atje brenda dhe të ecim përpara. Qëllimi është të mbajmë emrin, siglën, dhe do të na vijnë pas siglës! Rama përdor një vegël në dorën e vet, që është Enkelejd Alibeaj, me 3-4 deputetë. S’e ka grupin parlamentar, sa herë e ka mbledhur me 10 vetë. PD është anëtarësia. Grupi Parlamentar ka dalë nga PD-ja, nuk ka dalë PD-ja nga grupi parlamentar”, ka thënë më tej Baçi.

Zjarr Tv Ad