Ku do të shiten abonetë këtë muaj, Bashkia e Tiranës del me njoftimin e rëndësishëm, çfarë ndodh me studentët

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka dhënë njoftim në lidhje me shpërndarjen e aboneve për muajin Nëntor. Pikat e shitjes së aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit, ndërsa për studentët do të kete pika shitje të dedikuara.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se të gjithë personat që duan të pajisen me abone, duhet ta kenë atë të shoqëruar me fotografi personale. Kjo bëhet me qëllim shmangien e abuzimeve, dhe përdorimin e saj nga disa persona brenda familjes.

Situata me urbanet në kryeqytet mbetet e rënduar, për shkak të uljes së numrit të flotës që del në qarkullim, pas pretendimeve të shoqërive se dalin me humbje për shkak të rritjes së kostove. Bashkia tha se do të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj situate, dhe iu la disa ditë kohë operatorëve që të reflektonin në lidhje me kërkesat e tyre.

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës: 

Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit

.Pikat e shitjes së aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e mëshposhtme: –Kioska tek Ushtari Panjohur, rruga  “Ludovik Shllaku” – Kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; – Kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”; – Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”. Vëmendje: Gjatë paraqitjes në këto pika të jeni të shoqëruar me Kartën e Studentit, si edhe foton, sipas udhëzimit nr. 3743, datë 10.07.2017 (i ndryshuar).

Zjarr Tv Ad