Ku është paga më e lartë dhe minimale në Ballkan?

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë në muaj, ose 149 lekë ora, Shqipëria i afrohet më shumë vendeve të tjera të rajonit, por sërish mbetet ndër vendet e fundit në Evropë. Me 1.2 euro fitime në orë, ose 1.37 dollarë amerikanë minimalisht, një i punësuar shqiptar ka fituar lehtë terren në rajon.

Përpara vendimit të qeverisë për të ndryshuar pagën minimale në vend, vendim që do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit që vjen, paga minimale në orë në vend ishte 137 lekë, ose 1.11 euro. Pra, me vendimin  e ri, në rajon, Serbia do të vijojë të ketë një pagë minimale më të lartë se Shqipëria, edhe pse vetëm 3 cent në orë më të lartë. Në Serbi, paga minimale në orë,, fiksohet në 1.4 dollarë. Në Maqedoni, paga minimale në orë është 1.29 dollarë, Kosovë 1.2 dollarë dhe në Mal të Zi 1.27 dollarë.

 

Zjarr Tv Ad