“Ku ishin më përpara? Pse s’kanë bërë hajër?”/ Ermal Mamaqi ‘shpërthen’ ndaj banorëve të BBV: Fama u mbaron në momentin që mbaron spektakli

0
617
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ka folur edhe për fenomenin Big Brother VIP.

Ermali u shpreh se këta personazhe marrin famë nga ky reality show, jehona vazhdon për pak, por më pas mbaron.

“Ka një afat shumë të shkurtër skadence pasi mbaron BB, pa paragjykuar apo fyer asnjë, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël, jehona vazhdon disa kohë dhe kjo është. Kur më thonë disa njerëz që “uau, bravo, shihe sa i mirë, njëshi, dyshi”, unë i pyes: “Ore përpara se të fillonte Big Brother ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër?”, tha Ermali.

Zjarr Tv Ad