Kufijtë – Vuçiç i përgjigjet me pyetje ZDF-it gjerman

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti në Berlin se kur është fjala për idenë e ndryshimit të kufijve, së pari është e nevojshme të shihet se për cilët kufi saktë po flitet.

Kur u pyet nga televizioni gjerman ZDF për të komentuar mbi idenë e ndryshimit të kufijve, ai ia ktheu poashtu me pyetje.

“Kur flasim për kufijtë, ndryshimet e kufijve, pyetja ime është: se për cilët kufijtë flisni- ato që janë njohur nga OKB-ja, Spanja, Italia – për cilët kufij flisni ata të Greqisë apo Turqisë?”

I pyetur nga  gazetarët tjerë për të menduar për “kufijtë e njohur nga nikoqiri i takimit” të samitit të sotëm, Gjermanisë, ai vazhdoi:

“Gjermania e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Serbia nuk e bën, Rusia nuk e bën këtë, nuk e bën Brazili, India nuk është dhe për këtë arsye mendoj se ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”.

Siç shton ai, shumë mendojnë se nuk nevojitet zgjidhje kompromisi.

 

Zjarr Tv Ad