Kujtim Gjuzi gjen diagnozën e Evi Kokalarit/ I prezanton …

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Konsevartore, Kujtim Gjuzi i është përgjigjur në një mënyrë ironike dhe të ashpër deklaratës së Evi Kokalarit, e cila së fundmi është shprehur se nëse Berisha nuk ndryshon brenda 2-3 muajve do të hapi një parti të re.

Në një prononcim për CNA.al, Gjuzi u shpreh se sa i takon zonjave mbi 50-vjeç sugjeron që të lënë një orar për vizitë tek obsester-gjinekologu.

“Deklaratat e Evi Kokalarit, unë i kam bërë në një moment të caktuar dhe kam thënë se zonjat zakonisht pas moshës 50-vjeçare, kanë nevojë për vizitë tek obsester-gjinekologu. Po meqënëse ajo thotë që jam më shumë shqiptare, më shumë se sa e martuar me Evangelakis grekun, kemi dy obsestër-gjinekologë tek Asambleja Kombëtare e Akademisë së Shkencave Konservatore, dhe le të vijë aty një herë dhe le të bëjë konsulencë me ta, jo me Gjuzin, se Gjuzi është politikan edhe deputet i legjeslaturës IX”, është shprehur Gjuzi.

Sipas tij, të merresh me Berishën, i bie që merresh me një mal të lartë.

“Amerikanët janë më të lartë se sa Berisha, por në trojet shqiptare, ne themi që institucioni i “bacës” është më i rëndësishëm. Jo se nuk i duam amerikanët, ne i duam shumë ata, por kaq është prononcimi për Kokalarin, ka nevojë për vizitë”, u shpreh Gjuzi.

Në lidhje me krahasimin që Kokalari i ka bërë Berishës me Ramën, Gjuzi tha për CNA.al, se Kokalari nuk ka kryer ndonjë arsim apo studime përkatëse për të dalë në përfundime të tilla. Madje ai u shpreh se “ka dëgjuar se ajo nuk ka kryer studime akoma”.

“Po tani unë nuk e di që zonja Kokalari ka studiuar në psikologji, ka studiuar për shkencat neuropsikiatrike, që jep ngjashmëri edhe trashëgimi të kësaj natyre. Nuk e di çfarë studimesh ka bërë, mua më kanë thënë që nuk ka kryer studime akoma. E këshilloj që të marrë kontant me akademikët tonë, profesorë të shkencave, profesor Gjergj Theollosin. Në qoftëse ka nevojë për vizita ne jemi të gatshëm dhe janë gratis vizitat tek konservatorët.

Deri sa një njeri sulmon gjithë zonjat e Partisë Demokratike, gjithë zonjat  konservatore, kush është kjo që në fund fare ne e dimë që babai i saj ka qenë në shërbim të Partisë së Punës”, tha ai./ CNA.al

Zjarr Tv Ad