Takimet e Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, Ben Andoni zbardh prapaskenat dhe tregon ç’po fshihet: Ja çfarë po mundohen të bëjnë

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ben Andoni ka folur për zhvillimet më të fundit politike në nisje të vitit të ri. Duke u ndalur tek takimet e Ramës, me ministrat dhe drejtuesit e PS në qarqe ai tha se janë thjesht procedurë.

Në një lidhje “Skype” për Faxnews, Andoni u shpreh se ky vit ka nisur në normalitet teksa opozita po mendon për zgjedhjet e 14 majit.

AndoniUnë mendoj që më shumë janë pjesë proceduriale dhe për të treguar se vendi drejtohet sipas normave të caktuara dhe ata janë përgjegjësit kryesor të zhvillimit të vendit.

Ky vit ka filluar me një lloj normaliteti që e kërkon vendi. Opozita shumë më e qetë po mendon për zgjedhjet që do të jetë një kthesë më e madhe, se ajo që ndodhi në vitin 2019.

I kemi shpëtuar fatura të ashpra për muajin nëntor, dhjetor. Të dyja palët po mundohen ti tregojnë njerëzve që jemi një vend normal. Por duhet parë në ditët e ardhshme.

Pres që qeveria Rama të shikoj problemet ekonomike të mëdha të shqiptarëve. Të mos bëjë lojën e vështirë të shifrave. Shifrat tregojnë rritje të ekonomisë por kjo rritje nuk duket shumë në publilk. Pres që opozita të jetë më serioze për fatet dhe detyrat e saj. 8 janari ishte momenti ku PD preku fundin e saj. Basha nuk mund të fshihet mjë pas ikjes së tij dhe përpjekjes për tu rikthyer. Edhe Berisha nuk duhet ta harroj kurrë atë datë.

Zjarr Tv Ad