Kujtoi në Londër rrahjen e tij për fjalën e lirë, sot pas 25 vitesh godet mediat kritike me tritol

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmi ndaj “Focus Media” dhe bizneseve të “Hysenbelliu Group” është kthyer në çështje edhe në Britaninë e Madhe, ku gazetarja e rrjetit investigativ BIRN e ka pyetur Kryeministrin Rama për gjobitjen e mediave në Shqipëri.

Kryeministri Rama ka zgjedhur të mashtrojë hapur, duke kërkuar shembuj se cila media është gjobitur.

“Ne kurrë, asnjëherë nuk kemi gjobitur një media”, tha Rama.

Televizioni “News 24” është media e gjobitur së fundmi prej Kryeministrit me 200 milionë lekë, me pretendimin absurd se disa paga janë nën mesataren e tregut për këtë profesion.

Gazetarët dhe punonjësit e “News 24” paguhen të gjithë 100% në bankë dhe me sigurime shoqërore sipas ligjit, fakt i konstatuar edhe nga agjencia investigative BIRN, e cila pa raportet e inspektimit të Tatimeve.

BIRN konstatoi se tatimorët nuk kishin gjetur bilance të dyfishta apo fshehje të të ardhurave.

“Pronarët e medias që janë pronarë kompanish gjithashtu që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në prokurori për prova të qarta evazioni fiskal, apo pronarë të medias që nuk paguajnë prej vitesh qiranë e objekteve publike që kanë marrë me qira dhe janë në gjyq me qeverinë, për mua janë dy gjëra të ndryshme”, tha Rama.

Pasi mashtron publikisht se nuk ka gjobitur media, dhe provat për të kundërtën sapo u dhanë, kryeministri përpiqet të bëjë një diferencim me bizneset e tjera të pronarëve të mediave duke u hequr si dashnor i ligjit dhe zbatimit të tij pa standard të dyfishta. Por, çfarë ka ndodhur në fakt?

I është vënë tritoli një resorti me leje të firmosur nga ai vetë, të cilin ministrat e tij e cilësonin perlën e Adriatikut. Ku ishte kryeministri i cili ka 10 vjet në pushtet dhe nuk e konstatoi këtë objekt të paligjshëm?

Me ç’të drejtë qeveria mund të konfiskojë prona private si komunistët në ’46-n? Me ç’të drejtë bëhen kontrolle selektive dhe të përqendruara nga Tatimet mbi të gjitha bizneset e pronarit të “Hysenbelliu Group” dhe të vendoset gjoba miliona euro në një periudhe disamujore, kur këto kompani nuk kanë marrë as 0.1% të këtyre gjobave në 30 vite të veprimtarisë së tyre ekonomike? Pse sistemi gjyqësor nuk funksionon? Përse zvarriten vendimet duke lejuar qeverinë të zbatojë vendime arrogante ndaj pronës private?

Kryeministri thotë se janë marrë masa ndaj mediave që nuk paguajnë kontratat e qirave, por e vërteta është krejt tjetër. Neës24 ka 20 vjet në godinën ku ushtron veprimtarinë dhe ka paguar rregullisht qiranë, por qeveria nëpërmjet një shkrese zyrtare kërkon ta ndërpresë kontratën dhe të nxjerrë News24 jashtë godinës me gjithë investimin 20-vjeçar për studio, ambiente dhe gazetarë. “Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës në Shqipëri. Kam ende vraga në kokë. Kështu që epërsia morale dhe leksionet nga gjithkush që ka një laps dhe i thotë vetes ‘gazetar’, nuk i pranoj”, deklaroi Rama.

Në apologjinë e tij para gazetarëve të huaj në Londër, Rama kujtoi edhe një histori të vjetër personale kur u godit fizikisht në vitet ’90, në një kohë kur ishte një nga kritikët e pushtetit të asaj periudhe.

I vetmi detaj i vërtetë në rrëfimin e tij ishte ky, por tani pas 25 vitesh teksa ka një dekadë në karrigen e kryeministrit do të duhej të kishte reflektuar e të mos vepronte me të njëjtin standard ndaj kritikëve të tij në media.

Atëherë kritikët rriheshin me leva, sot iu vihet tritol, iu rrëmbehet prona me banditë dhe iu vendosen gjoba për t’i falimentuar ekonomikisht.panorama.com

Zjarr Tv Ad