“Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen”- Deputetja e PD sjell në vëmendje vrasjen e vogëlushes në Potam: Ministrja e Turizmit përgjegjëse! Shkonte natën në Durrës…

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, të cilën e bën përgjegjëse për situatën e sezonit turistik që lamë pas.

Zhupa solli në vëmendje ngjarjet e rënda që kanë ndodhur gjatë sezonit, duke u ndalur tek vrasja e vogëlushes në Potam nga një ish punonjës policie.

Deputetja demokrate u shpreh se “vendi ynë është i bekuar nga natyra, por është i mallkuar nga qeveritarë që nuk i kryejnë detyrat”.

“Mjafton t’ju kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjate sezonit turistik. Mjafton të kërkoni në google dhe ju arrini të shikoni: Mbytet i mituri, mbytet 47-vjecari, mbytet djali i dyte… Por nuk do desha të ndalesha, sepse janë lajme të hidhura. Por a ka përgjegjësi ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë dhe Potam. A kishte përgjegjësi Mirale Kumbaro, në një qeverisje tjetër, në një shtet tjetër unë nuk do bëja interpelancë me Mirela Kumbaron, por me një ministër tjetër, sepse Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga ngjarja në Himarë dhe nga dështimi i kryerjes se funksioneve te saj.

Kumbaro është përgjegjëse për dhënin e licencave te stacioneve për mjetet ujore, për distancën, per rrethimin e zonës me tapa mbrojtëse. A mendoni se nëse do të ishin kryer këto përgjegjësi do të kishte ndodhur kjo tragjedi? Ministren e shikonim që shkonte natën në Durrës për te inspektuar plehrat, ndërsa ditën Durrësi dhe qytete të tjera lëngonin nga plehrat.

I shikoni këto pikat blu, janë plazhe të sigurt dhe Shqipëria nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe asnjë plazh që plotëson kriteret. Përgjegjësi direkte për këtë ka ministria e Turizmit”, tha Ina Zhupa.

Zjarr Tv Ad