Kur budallallëku vërshon jashtë çantës

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lutfi Dervishi

Fotografia e një çante “Louis Vuitton” dizenjuar me flamurin kombëtar, deri më tani ka marrë në Facebook-un e kryeministrit rreth 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje. Numri i pëlqimeve në Instagram është edhe më i lartë (27225), pa përllogaritur këtu edhe bilancin e reagimeve nëpër platformat e tjera mediatike ku u pasqyrua. Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë që natyrisht zgjohen e ngrysen në profilin e KM, spikasin kryebashkiakë apo edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, konsullata e përgjithshme e nderit Finlandë…Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as qendra shëndetësore Petrelë, qendra shëndetësore nr.5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit. Nuk ja vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve fallco apo patronazhisëve që dihet se gjenden “gati tu” kurdoherë pa lexuar atë çka shkruhet, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron. Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë, u prodhuan në korrik 2018 dhe këtë vit ky dizenjim feston 5 vjetorin.

Fatkeqësisht kjo strategji nuk pati suksesin që menduan mjeshtrat e shtëpisë së modës. Megjithëse për kompaninë është një prudukt i vjetër, për ne është një delir i ri ku shumë as nuk e dinë as si zë fill kjo markë.-Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.-Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.-Më 1992, LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.-Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.-Babai i LV ishte me profesion mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.-Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e pare, iu desh të ecte 400 km në këmbë. (u largua nga familja se e keqtrajtonte njerka)Por le të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro. Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione qe kanë fonde dhe nuk e shohin si problem që ta porositin.

Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Gramsh, PS Mallakastër, PS Ndrq, PS Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!…Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do të tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin.P.S. Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi!

Zjarr Tv Ad