Rrugët më të rëndësishme kombëtare dhe lagjet e qyteteve zhyten ne terr pas mesnate si pjesë e skenarit për kursimit të energjisë. Përballë frikës së shtimit të aksidenteve dhe ngjarjeve kriminale, policia ka shtuar patrullimet.
Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugëvë.
Këto pamje tregojnë aksin Korçë- Ersekë, pas mesnate kur ndriçimi fiket si pjesë e strategjisë së qeverisë për për të kursyer energjinë.
Në terr mbetet edhe rruga Pogradec-Qafë Thanë.
Ndërsa akset Korçë – Pogradec apo Korçë- Kapshticë, nuk është nevoja të fiket asgjë, pasi nuk kanë pasur kurrë ndriçim.
Në Vlorë skenari i kursimit të energjisë me ndricimin publik zbatohet në rrugën Transballkanike dhe autostradën Vlorë-Fier.
Akset Tiranë-Durrës, ByPassi i Durrësit Plepa – Kavajë-Rrogozhinë, Qafë e Kasharit- Rinas, By Passi i Shkodrës, Ura Kajdarit-Qafë Gjashtë ByPassi i Fierit, me hyrje daljet, Lezhë-Shëngjin me degëzimet dhe Shkodër-Hani i Hotit me degëzimet e tij po ashtu zhytën ne terr pas mesnate.
Rrethrrotullimi Rrogozhinë Lushnje, Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Kakariq bëjnë përjashtim, për shkak se vlerësohet se mungesa e ndricimit cënon sigurinë në rrugë.
Bashkive ndërkohë u është kërkuar që gjatë natës të ndërpresin ndricimin publik në të githa zonat që cilësohet jo i domosdoshëm.
Për të frenuar diçka të tillë, policia ka shtuar patrullimet gjatë natës dhe po mbahen nën monitorim të gjitha zonat ku nuk do të ketë ndriçim.
Fikja e ndriçmimit publik dhe ndërprerja e energjisë për institucionet, është një nga masat e ndërmarra për të përballuar krizen energjitike që ka prekur vendin dhe që pritet të zgjasë për një kohë të gjatë.