Kurti refuzoi takimin me Ramën, Spaho: Mirë ja bëri, e meritonte! Te Clinton nuk u ftova se e përdori Rama, ra në lojën e tij

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka komentuar anulimin e “Open Ballkan”. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë përfitim nga kjo nismë.

“Siç nis me qëllime të turpshme ashtu edhe përfundoi. Ne jemi një republikë ‘despotike’. Çfarë kreu, çfarë misioni? Sot situata në rajon është më e vështirë sesa dikur në rajon.” –tha Spaho në Report Tv.

I pyetur për refuzimin e Kurtit për takimin me kryeministrin, Spaho tha se e meritonte.

“Rama mori përgjigje që meriton nga Kurti pasi anulimi i mbledhjeve të dy qeverive ishte i papranueshëm. Një veprim i një diletanti politik dhe që i ka lidhur interesat me Vuçiç. Ishte barrë ndaj Kosovës pa merituar”,- tha Spaho.

Një koment e pati edhe për vizitën e ish presidentit Bill Clinton në Shqipëri ku tha se Rama e përdori për qëllime politike ndërsa shprehu pakënaqësinë se nuk ishte i ftuar.

“Nuk isha i ftuar te Clinton. U privatizua nga Rama e përdori për objektivat e tij politik. Cliton ra në lojën e Ramës. Qëllimi ishte t’i dërgohej një mesazh Kosovës”, thotë Spaho.

Zjarr Tv Ad