Një pyetje Rexhep Meidanit

0
565
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Xhafka

Mund t’ia bëja edhe Bamir Topit a Alfred Moisiut, por më me kuptim i shkon prof Rexhepit. Dhe ja cila është kjo pyetje:

-A pate siklet në takimin me Bill Klinton kur pe që ti ishe ftuar si ish-president, ndërkohë atje mungonin dy ish-presidentë të tjerë. Nuk qenë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk të ra në sy që në atë zallamahi të madhe njerëzish, ku nuk mungonin as shokët e Zahos, nuk i pe këta dy politikanë? Nuk besoj do thuash që Berisha është non-grata dhe Klinton normal që nuk do e takonte. Po Ilir Meta pse? Ç’do thuash për të?

Profesor, të isha si ju, sa të shihja boshllëqe të tilla protokolli, do kërkoja që nëse bëhen ftesa për tre presidentë, të bëhen dhe për dy të mënjanuarit. Ndryshe do isha çuar dhe pasi t’i thoja uellkom Billit, do largohesha. Dinjiteti ua kërkon këtë, që mos dukeni se atje shkuat sa për të plotësuar synimet e Ramës. Të pastrojë imazhin si tradhtar kombi dhe të godasë nën brez Albin Kurtin me fjalët e Billit, sponsorizuar nga Sorosi i Ramës.

Nuk mendoja kurrë që Meidani, ky personalitet i madh shkencor dhe politikan kristal i pastër do të merrte ca njolla nga loja djallëzore e Ramës. Tani Billi iku. Me siguri një Bill tjetër do të vijë. E sërish në karriget e para do të ulen ca presidentë. Veç ata që dëshiron Edi. Të tjerëve do u retushohet prania. Ashtu si Enver Hoxha, që p.sh në foton e ballkonit në Shkodër mbushur me dhjetëra pjesëmarrës, kur po i bëhej nderimi i Bajo Topullit, pas ca vitesh u fshinë të gjithë që kishte në krah. Deri sa në fund Enveri ngeli vetëm atje në majë ballkonit. Po të jetonte ca vite të tjera, do të hiqte dhe ballkonin e do të mbante fjalimin në hava.

Mund të pyesja edhe Moisiun apo Bamirin, por e lashë ngaqë më mori para e qeshura. Se pyetja që bëra është serioze prof, për një njeri serioz ashtu siç unë u njoh e u vlerësoj ju.

Zjarr Tv Ad