Kurti takim të papritur me Lajçakun në Prishtinë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një tjetër takim urgjent, pasi u larguar nga seanca e Kuvendit, ende pa përfunduar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar mediat në Kosovë se arsye për këtë është takimi që Kurti po zhvillon me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak, i cili ka nisur në orën 14:00.

Ky takim nuk ishte paralajmëruar më herët për media.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeziu i është përgjigjur edhe kritikave të opozitës se kryeministri nuk ka gatishmëri për të debatuar në Kuvend.

Zjarr Tv Ad