Kush është politikani shqiptar që fsheh pasuritë në parajsa fiskale

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Te ‘Pandora Papers’, investigimi që po hedh dritë mbi miliardat që fshehin në parajsa fiskale politikanët më të fuqishëm botërorë, përmendet edhe një biznesmen shqiptar. 

Emisioni Çim Peka Live në Syri Tv diskutoi mbrëmjen e sotme mbi këtë tematikë, duke hedhur edhe dritë mbi emrin e politikanit që rezulton mes politikanëve botërorë, emri i të cilit doli gjatë investigimit të mëparshëm te Panama Papers. Gazetari Sokol Shameti tha se bëhet fjalë për ish-deputetin socialist, Andi Harasani.

Debati 

Enton Abilekaj: Përveç autokratëve Putin dhe Aliev, në ballkan janë Gjykanoviç dhe të afërm të tij, të afërm të Vuçiç, ministri i Financave të Serbisë. Në Shqipëri do të shohim se kush janë politikanët. Deri tani kemi vetëm një biznesmen që është i afërt me një ish-kryeministër.

Sokol Shameti: Ka dalë një ish-zyrtar në Panama Papers, ish-deputet socialist.

Çim Peka: Ka dalë me emër ish-deputeti socialist?

Sokol Shameti: Bëhet fjalë për ish-drejtorin e KESH në kohën kur kryeministër ishte Fatos Nano.

Zjarr Tv Ad