GJOBAXHINJTË

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir SHKURTI

Në një sistem të ndyrë e të korruptuar që në farë, vetvetiu s’mund të qëndojë e larë gazetaria.

Pati një valë lirie, force, profesionalizmi pas pluralizmit, me male e gropa, ama kishte prej të tërave. Edhe të aftë edhe të paaftë. Edhe të mençur edhe budallenj. Edhe të drejtë edhe batakçilerë. Edhe të lirë edhe mercenarë. Kishte lëmi vend për të tërë.

Në 2014 Edi Rama vendosi kontrollin absolut mbi mediat.

Si?

Dy mënyra:

  1. Shantazhi
  2. Buka

𝙎𝙃𝘼𝙉𝙏𝘼𝙕𝙃𝙄.

Shumica e gazetave, radiove e televizioneve i hapën ndërtues a sipërmarrës të tjerë, për ti patur si mburojë a qen sulmi.

Më shkoqur: Meqë sistemi politik këtu është një 𝘼𝙉𝘼𝙍𝙆𝙄 𝙆𝙐𝙎𝙃𝙏𝙀𝙏𝙐𝙀𝙎𝙀, biznesit i është dashur të mbrohet nga gjobaxhinjtë e tatimeve, doganave, INUK, polici bashkiake, pyjore, mjedisore… Me një hesap të thjeshtë u ra më lirë zengjinëve të rinj që, lekët e gjobave ti bëjnë 𝙈𝙚𝙙𝙞𝙖. Sepse,

  1. a) gjobaxhinjtë e shtetit do qëndronin larg, prej frikës nga publiku
  2. b) përmes mekanizmit të frikës dhe presionit fitonin përparësi në tendera e para të tjera që luan shteti me privatin.
  3. c) zengjinjtë e rinj kështu u bënë faktorë dhe aktorë të rëndësishëm shoqërorë dhe politikë.

𝘽𝙐𝙆𝘼

Vërtet një gazetë, portal, radio a tv hapet me lekët e një pasaniku. Por që të mbahet gjallë duhen para. Dhe paratë – shumica – vijnë nga reklamat.

Dikur, çdo ndërmarrje a firmë kishte një punonjësE marketingu. E theksoj, gjinia femërore, sepse zakonisht ishte dashnore e pronarit. Gjithësesi e gjeje gjuhën me to. 100 mijë këtu, 200 aty, bëheshin lekët.

Pastaj erdhën ujqërit!

Këta krijuan kompani marketingu që mbledhin nga bizneset paratë dhe pastaj i shpërndajnë në media. Ikën gocat e bukura! Ca u plakën, ca u martuan…

Tani, nëse ti troket, qoftë edhe në një kompani gjigande celularësh, të tregojnë derën e të thonë se cila kompani marketingu u bën politikën e publicitetit dhe u kullandris paratë.

Pra Edi Rama me Erion Velinë nuk patën më nevojë të trokasin kioskë më kioskë për tu thënë “Filanit jepi lekë, fistekut mos i jep”! Mjafton 3 – 4 ustallarëve që kanë zëvendësuar çupat seksi me shalë jashtë. Ata shpërblejnë ose dënojnë. Pra, buka e gazetarit është në dorë të 𝘼𝙜𝙟𝙚𝙣𝙘𝙞𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙋𝙪𝙗𝙡𝙞𝙘𝙞𝙩𝙚𝙩𝙞𝙩. Dhe ATO kontrollohen nga 𝗣𝗨𝗦𝗛𝗧𝗘𝗧𝗜 𝗣𝗢𝗟𝗜𝗧𝗜𝗞.

Pra ku jemi?

Gazetaria profesionale, gazetaria e lirë dhe e ndershme 𝗞𝗔 𝗩𝗗𝗘𝗞𝗨𝗥!!

Rron propaganda dhe larja e trurit. Që të çojnë bukë në shtëpi ca, e të vazhdojnë të hanë gjellë të mira e të mbajnë dashnore të vogla shefat, duhen 𝗹𝗲𝗸𝗲̈𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶 ( që jepen nga agjencitë, tenderat etj ) dhe kusuri me 𝗚𝗝𝗢𝗕𝗔!

Gjoba kujt? Prapë biznesit!!

Si banditë rruge, djem e vajza me kalem e bllok në dorë ( a mikrofon e kamera) gjejnë vrima e cene nëpër biznese për ti shtrënguar ata të japin o zarfin nën dorë ose para reklame.

Këtu jemi katandisur!

Dhe, po aq sa politika, kjo media është absolutisht njëlloj përgjegjëse për gjendje e çdo shqiptari dhe një mekanizëm kyç për mbajtjen dhe zhvillimin e kortupsionit të të gjitha formave në vend.

Zjarr Tv Ad