Kush fiton Bashkinë e Kukësit? Nard Ndoka zbulon avantazhet e kandidatit të ‘BF’

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDK, Nard Ndoka ka deklaruar se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kukësin Emri Vata ka disa avantazhe që e bëjnë atë fitues përballë kandidatit të mazhorancës.

Sipas tij, Kuksianët do ta ndëshkojnë këtë mazhorancë për turpin me ish-kryetarin e bashkisë, Safet Gjici dhe për vjedhjen që u bënë votave të tyre në 14 maj.

“Vata ka disa avantazhe ka një goditje të madhe politike vetë rilindja për shkak të garës së pabarabartë në 14 maj përmes ndikimit të bandave. Vata po përballet me kandidat të konsumuar me një mazhorancë edhe më të konsumuar. Por edhe në raport me kandidatin paraardhës të BF, nuk arriti të mbrojë çdo cep të territorit pasi u përqendruar më shumë te programi. Vata është një njohës i mirë i terrenit duke fituam besimin e qytetit. Është edhe pjesa morale, është edhe fenomeni Alma që e shoqëron këtë mazhorancë. Kuksianët do ta ndëshkojnë këtë mazhorancë”, tha Ndoka gjatë intervistes për Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad