Kush ia ka bllokuar ‘lotët krokodilit’?

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Strazimiri

A e mbani mend “marrëveshjen e Krokodilit” në Strasburg në 2011?

Vitet e largëta 2010 – 2011, ishin vitet kur Shqipëria u antarësua në NATO, iu hoqën vizat, dorëzoi aplikimin për vend Kanditat i BE.

Të gjitha këto ndodhën sepse u plotësuan ato që quheshin “kriteret politike”:

* kontroll i territorit
* luftë kundër korrupsionit
* luftë kundër krimit të organizuar
* zgjedhje brenda standardeve prerëndimore

Ose më saktë ato që Hillary Clinton, në vizitën e saj në Shqipëri në tetor 2012, i quajti “demokraci në veprim”, dhe Shqipërinë e drejtuar nga Sali Berisha si një vend etalon për ata që donin ta shihnin me sytë e tyre fenomenin!!!

Ky episod i fundit, ishte një shuplakë publike drejtuar personalisht Edi Ramës dhe opozitës së kryesuar prej tij, që për me tepër pati pasoja shkatërruese edhe për ambasadorin e SHBA në Tiranë.

Në 20 minuta takim më Sekretaren Klinton në “Sheraton”, (prej të cilave vetëm 10 minuta ulur) Edi Rama mori mesazhin se mosnjohja e zgjedhjeve të cilësuara nga OSBE/ODIHR “të standardeve ndërkombëtare” është e papranueshme, njësoj si bllokimi i parlamentit…

Pavarësisht sa më sipër, “Evropa” e kohës përmes Komisionerit Füle dhe të dërguarit Lajçak, të dy eksponentë të “familjes së madhe socialiste evropiane”, nuk e mendonte njësoj…

Bllokimin e parlamentit nga deputetët e PS, me urdhër të Edi Ramës, e quajtën fillimisht “krizë politike” për ta “zmusuar” më vonë në termin “ngërç politik” ose “political stalemate”.

Füle në atë kohë, i bënte thirrje Kryeministrit Berisha “të krijonte një atmosferë politike gjithëpërfshirëse në Shqipëri”, duke i ngarkuar përgjegjësinë të gjejë një rrugë për të sjellë opozitën në seanca normale parlamemtare…

Për më tepër, Füle i jepte ultimatum Kryeministrit Sali Berisha se “nuk ka vend për të bërë sikur nuk i kupton përgjegjësite”, se “ose Shqipëria do të përmbushë të gjitha “kriteret e Kopenhagenit”, përfshirë edhe dialogun politik aktiv dhe një parlament funksional, ose s’ka asgjë në terezi”….

“Diplomacia e krokodilit” e quajtën atëhere gazetarët ndërkombëtarë, dhe unë më bukur se kaq nuk e përkufizoj dot sot…

Diplomacia evropiane që derdhte “lot krokodili” për të drejtat e opozitës në një vend me kritere politike të çertifikuara ndërkombëtarisht si krejt perëndimore, sot hesht.

Sot që OSBE/ODIHR prej 10 vitesh ngre alarmin se * “kriteret e Kopenhagenit” nuk ekzistojnë më në Shqipëri,

* kur mafia shqiptare ka monopolin global të kokainës,

* kur paratë e kokainës me gojën dhe praktikën e kryeministrit po mbysin ekonominë…

…. “krokodili” evropian nuk qan më… nuk ka më lotë… asnjë pikë…

Ishte vetëm 10 – 12 vjet më parë…

“Krokodili” është po aty ku ishte!

Edi Rama është më zi nga ai që ishte!

Shqipëria nuk ka më lidhje me “kriteret e Kopenhagenit”!

Por “krokodili” nuk ka më “lotë”… nuk ndihet…

Si është ajo shprehja e vjetër popullore “krokodilit që s’qan, i kanë dhënë për të pirë?”, apo e kam gabim?

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=7040782332646135&set=a.107351905989247&type=3&ref=embed_post

Zjarr Tv Ad