Kush janë dy punonjësit e bashkisë që u sulmuan në Lezhë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Makina ku po udhëton dy punonjës të bashkisë Lezhë është qëlluar me armë zjarri.

“Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:50, në aksin rrugor Milot – Lezhë pranë fshatit Tresh, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një automjeti “Ford“, thotë policia.

Një prej personave që ndodhej në makinë është identifikuar si Mirel Ndoka, punonjës i INUV.

Policia thotë se plumbat kanë prekur makinën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad