I jepet lamtumira e fundit Sadije Agolli

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot po i jepet lamtumira e fundit Sadije Agollit. Bashkëshortja e të ndjerit Dritëro Agolli, u nda nga jeta të martën (26 shkurt) në moshën 78 -vjeçare për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Homazhet po zhvillohen në shtëpinë muze.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkuan për ti dhënë lamtumirën e fundit.

“Tek Sadija kemi parë simbolin e gruas, simbolin e bashkëshortes, të nënës, e vajzës për të cilin sot ne kemi shumë nevojë si shoqëri për shkak të gjithë këtij tranzicioni që kalojmë. Zoti e çoftë në Parajsë shpirtin e saj dhe atje ku do shkojë jam e bindur se do jetë shumë e lumtur,”-tha Kryemadhi.

Nertila Dosti raporton se familja e të ndjerës, djali i saj Artani dhe vajza Elona, që në orët e para të mëngjesit kanë pritur dashamirësit e zonjës Agolli dhe personalitetet e larta që kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Zjarr Tv Ad