Kuvendi mban një minutë heshtje për policin e vrarë në Veri të Kosovës

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në ndër të policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmi i 24 shatorit nga një grup terroristësh serbë.

Seanca e sotme plenare nuk parashikohet të votohen apo miratohen ligje, pasi është një seancë e dedikuar për zgjedhësit.

Një javë më parë, Kosova u zgjua me të shtëna armësh, ku në veri të vendit mbeti i vdekur polici Afrim Boshnjaku si dhe u plagos efektivi Alban Rashiti. Ishte ora 02:34 ku efektivët e Policisë së Kosovës u njoftuan se në hyrje të fshatit Banjskë serbët kishin vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke bllokuar kështu lëvizjen.

Menjëherë efektivët u nisën drejt vendit të ngjarjes duke mos ditur se çfarë i priste dhe se për njërin prej tyre do të ishte fatale. Kriminelët serbë hapën zjarr mbi efektivët e Policisë së Kosovës duke lënë të vdekur 50-vjeçarin, babain e tre fëmijëve, Afrim Boshnjakun dhe duke plagosur Alban Rashitin, i cili më pas u transportua drejt spitalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zjarr Tv Ad