Kuvendi miraton me 89 vota pro drejtoreshën e re të INSTAT

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoreshë e re përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT) është emëruar Elsa Dhuli.

Gjatë seancës së sotme plenare, u votua emërimi i saj me 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim.

Elsa Dhuli u propozua në 12 tetor nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat, për drejtoreshë e Institutit të Statistikave.

Ajo është aktualisht drejtoresha e komanduar e INSTAT, që prej korrikut të vitit 2019, pasi Delina Ibrahimaj u emërua në krye të Drejtorisë së Tatimeve pas shkarkimit të Enton Duros, i cili qëndroi në detyrë vetëm 3 muaj dhe u lirua si pasojë e ngërçit të një hetimi tatimor dhe evazionit fiskal.

Zjarr Tv Ad