E r*ëndë/ Corona*virusi i merr jetën 21-vjeçarit nga Elbasani/ Ishte dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqt Ndroqi”

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Corona*virusi nuk po kursen më as moshat e reja. Ka ndërruar jetë një 21-vjeçar nga qyteti i Elbasanit me sëmundje bashkëshoqëruese, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se i riu, kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Corona*virus. Pasi gjendja e tij është rënduar, mbrëmjen e se merkures ai është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë një natë më parë.

Pritet që rasti i të riut, të raportohet sot nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa mbetet në pikëpyetje se pse i riu, i cili edhe pse me sëmundje të tjera, është dërguar për trajtim spitalor kaq vonë, kur mjekët e kanë pasur të pamundur të bënin diçka.

Gjatë ditës së djeshme, në vendin tonë tre persona humbën jetën në spitale, duke e çuar numrin total që viktimave që prej fillimit të pandemisë në 465, ndërkohë që u shënua një tjetër numër rekord rastesh të reja, 302.

Zjarr Tv Ad