Kuvendi nis shkarkimin e Metës, Ulsi Manja lexon raportin

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi ka nisur një seancë të posaçme plenare për shkarkimin e presidentit Meta.

Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancë, ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi raportin, ku ftoi të gjithë deputetëve të votojnë raporton dhe ngritjen e komisionit hetimor.

Pjesë nga raporti

Në arsyetimin e kërkesës së tyre, deputetët nënvizojnë se Presidenti me aktin e tij:

ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit;

ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit;

është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare;

ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve;

ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve;

ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira;

ka cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë;

ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet;

ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,

Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe cmoi se në aspektin ligjor dhe procedurial kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.

Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale,  kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës. Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe korrespondenca e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës.

Në përfundim të mbledhjes së datës 29.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit.

Komisioni Hetimor përbëhet nga:

1-Ulsi Manja, kryetar
2-Vasilika Hysi, anëtar
3- Klotilda Ferhati, anëtar
4-Bashkim Fino, anëtar
5-Alket Hyseni, anëtar

Nga opozita parlamentare:

1- Alban Zeneli
2- Halit Valteri

Burime për RTV Ora bën me dije se numri i anëtarëve në Komisionin Hetimor pritet të ndryshojë nga 9 në 11, pasi edhe grupi i përfaqësuar nga Alimadhi ka kërkuar përfaqësim.

 

Zjarr Tv Ad