“Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen”- 60-vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e gruas, mesazhi prekës i aktores së njohur: Histori që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet

0
377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendi ynë u trondit dje (16 shtator) nga një ngjarja e rëndë, ku një 60-vjeçar, Petrit Jaupaj, vrau veten pranë varrit të gruas së tij, pasi nuk mund të përballonte mungesën e saj.

Një vit më parë, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë. Nga dhimbja e boshllëku që la në zemrën e tij, Jaupaj, mësues i biokimisë në gjendje të rëndë emocionale, i dha fund jetës duke pirë medikamente pranë varrit të saj.

Ngjarja tronditi gjithë opinionin publik dhe jo vetëm. Për të kanë reaguar edhe personazhe publik. Aktorja Arjola Demiri, në një postim në InstaStory e saj shkruan se ky lajm e ka trishtuar por i ka dhënë edhe një mesazh të vyer.

“Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar Arjola Demiri.

Zjarr Tv Ad