Laç/ Tregu industrial përfshihet nga zjarri

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mëngjesin e sotëm në Laç, tregu industrial është përfshirë nga flakët e mëdha.  Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Tregu industrial është rreth 800 metra dhe në të shiten veshmbathje të ndryshme.  Mësohet se në momentin që ka rënë zjarri nuk ka pasur energji elektrike.

Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa tregtarët shprehen se ka pasur prej kohësh konflikt mes pronarit të tregut industrial si dhe pronarëve të tokës ku është ndërtuar tregu.

Gjithashtu tregtarët kanë gjetur edhe një bidon benzinë të cilin policia e ka sekuestruar si provë materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Zjarr Tv Ad