Laert Haxhiu “do e hiqte qafe”, Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat, KLP duhej të mblidhej menjëherë

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pandehuri i drejtësisë Artan Tafani, mes shumë vrasjeve të tjera, ka hedhur dritë dhe mbi planet që grupi i Laert Haxhisë kishin përgatitur për të vrarë prokuroren e SPAK Soloreza Musabelliun, prokuroren e Lushnjës Merita Selimin si dhe për avokatin Adriatik Doga.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetarja Klodiana Lala e cila ka kritikuar KLP-në për neglizhencë në gadishmërinë për të siguruar mbrojtjen e organit më të lartë të akuzës. Sipas saj Këshilli duhet të ishte mbledhur edhe në mesnatë për të shqyrtuar rastin.

Gazetarja ndër të tjera shkruan se vetëm nga 10 prokurorët e SPAK, përfshirë dhe drejtuesin Altin Dumani, kanë mbrojtje.

Postimi i plotë:

Siguria e prokuroreve te SPAK

E gjithe Shqiperia i ka syte te SPAK se cilin nga politikanet e korruptuar do te dergoje prapa hekurave.

Po ndersa presim shume prej tyre nga ana tjeter i kane lene te ekspozuar ndaj rreziqeve dhe objektiva lehtesisht te arritshem nga kriminelet.

FAKTE

Vetem 10 nga prokuroret e SPAK, perfshire drejtuesin e structures se Posacme, kane mbrojtje.

Qe ta shpjegohem me qarte.

Altin Dumanin e shoqerojne dy gardiste dhe kur levizi me makine te blinduar ne vere, fakt qe e ka pranuar edhe vete SPAK te tere merreshin si doli lajmi pse u be lajmi. Askush nuk beri asnje analize sesa te rrezikuar jane.

9 prokuroret e tjere shoqerohen nga nje oficer i repartit RES.

Per familjet e tyre nuk parashikohen masa per garantimin e jetes.

Ligji nuk parashikon mbrojtje as per ish drejtuesin e SPAK. Qe te jem e qarte spo mbroj Arben Krajen se vetem perplasje kam patur me te, por e drejta mbetet e drejte.

PO FAKT

Kryeprokuroria ka te pakten 5 shoqerues. Me gjithe respektin qe kam per pozicionin, Prokurori i Pergjithshem ka ne dore celesat e kashtes.

Per ta mbyllur

Prokuroria e Elbasanit pranon se i penduari i drejtesise Tafani ka folur per tentativa per te ekzekutuar prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliun.

Por kur pyet KLP thote ja do e diskutojme neser kete ceshtje ne nje kohe qe Keshilli do duhet te ishte mbledhur edhe ne mesnate per ta shqyrtuar rastin.

Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK, ishte vënë në shënjestër të grupit të Laert Haxhiut. Ajo ishte vendosur të rrethin e kuq nga Laert Haxhiu, me qëllim elleminimin fizik të saj, apo dhe njerëzve të afërm të familjes. Gjithashtu, u bë me dije se të rrezikuar kanë qenë edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi si dhe avokati Adriatik Doga, ku për këtë të fundit ka thënë se në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin tetor 2021 në Lushnjë.

 

Zjarr Tv Ad