Lajla Përnaska kundër Këlliçit për urbanët falas: Nuk ka asgjë falas në kapitalizëm, transporti çështje komplekse

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lajla Përnaska, kandidate e PDIU për Bashkinë e Tiranës, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli ndër të tjera edhe për premtimin e njërit prej kundërshtarëve të saj në garë, Belind Këlliçit, për transport publik falas.

Përnaska tha se nuk beson që në kapitalizëm të ketë shërbime falas, ndërkohë që çështjen e transportit publik e quajti “komplekse”.

“Në konceptin tim të ekonomisë së tregut, i besoj faktit që në kapitalizëm asgjë nuk është falas.

Më kujtohet premtimi i Ramës, për shëndetësi falas. Edhe ai shërbim merr nga taksa, nuk ka asgjë falas.

Uroj që Këllici të ketë bërë studim të mirëfilltë. Kam folur me specialistë dhe cështja e transportit është shumë komplekse.

Në bazë të kësaj, studimit dhe planifikimit, se si mund të realizohet transporti publik, atëherë del në konkluzione konkrete dhe realiste”, deklaroi Përnaska.

Zjarr Tv Ad