Lajmi i largimit të Lewandowskit gëzon skuadrën gjermane

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Robert Lewandowski është padyshim një nga lëvizjet më të bujshme në këtë merkato vere.

Sulmuesi kishte prej kohësh një krisje me Bayernin e Mynihut dhe kishte deklaruar hapur dëshirën e tij për tu larguar. Polaku më ne fund e bëri ëndrrën e tij realitet duke u transferuar në La Liga tek skuadra e Barcelonës.

Sulmuesi nuk bëri të lumtur vetëm tifozët e Barcelonës por edhe kundërshtarët e tij në Gjermani. Skuadra e Augsburgut ka reaguar me një përshëndetje të shkurtër për futbollistin.

“Urime Leva, nuk mund të themi se do të na mungosh, mirupafshim” shkruhet në statusin e skuadrës gjermane e cila duket e kënaqur me largimin e futbollistit.

Zjarr Tv Ad