Largimi i Agron Çelës nga Partia e Lirisë, Spartak Ngjela zbulon cila është frika më e madhe e Ilir Metës

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela tregoi se cila është frika më e madhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një intervistë televizive, Ngjela tha se pas Agron Çelës nga Partia e Lirisë mund të largohen dhe persona të tjerë, pasi sipas tij janë të majtë.

Arsyeja që mund të ikin, sipas Ngjelës mbetet interesi.

“Nuk e përballon dot sepse ka mundësi që të bëhen fenomen që t’i largohen dhe të tjerë sepse ata janë të majtë. E kanë origjinën nga PS e cila mbeti në pushtet, Meta nuk ka fuqi në perëndim. Politika është interes. Ka mundësi që të ketë rrjedhje për arsyet që ua shpjegova , ai është interesi. Ajo parti e cila hyn në zgjedhje hyn për të fituar zgjedhjet jo për të marrë thërrime. Ky është një vit i ndryshimit”,  tha Ngjela.

Zjarr Tv Ad