Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë/ Vuçiç bisedë telefonike me ambasadorin amerikan: Qytetarët tanë janë tmerruar lëvizjet e njëanshme të Prishtinës

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Beograd.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç thotë se Serbia është përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën.

Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara. Gjithashtu theksova tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat e vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre në të gjithë rajonin” – shkruan Vuçiç.

Ndërkohë, ambasadori Hill, thotë se ka kërkuar nga presidenti Vuçiç që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Kujtojmë se Vuçiç ka pasur takime të tjera sot, ku temë kryesore e diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidenti serb ka marrë pjesë në seancën e posaçme të Qeverisë së Serbisë, pas së cilës u takua me ambasadorin kinez dhe rus.

Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Zjarr Tv Ad