Mediu në SHBA, zgjedhjet në Amerikë kanë rëndësi të jashtëzakonshme

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është bashkuar takimit në vëzhgimin e midterm elections në Shtetet e Bashkuara.

“Në këtë kohë krizash të mëdha, sfidash sigurie dhe gjeopolitike, si dhe ndarje të fortë politike në Amerikë këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme”, shprehet Mediu.

Pjesë në këtë takim ka qenë edhe Damian Gjiknuri, ai edhe Ermonela Felaj.

Më tej shton se zgjedhjet janë të rëndësishme në garë për kongresin, ku duket se Republikanët kanë avantazh për të kontrolluar Kongresin.

Reagimi:

Bashkë me kolegë nga parlamenti shqiptar, dhe deputetë nga Asambleja Parlamentare e OSBE në vëzhgimin e midterm elections në shtetet e Bashkuara.

🔹Parlamentarët e OSBE u përshëndetën nga zv/Asistent Sekretari i Departamentit të shtetit Douglas S. Jones

🔹Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, në garë për kongresin, guvernatorët, prokurorët e përgjithshëm etj, duket që Republikanët simbas sondazheve kanë avantazh për të kontrolluar kongresin dhe ndërkohë që për zgjedhjet në senat disa shtete janë vendimtare si, Nevada: Pensilvania: Georgia: Wisconsin se kush do të kontrollojë senatin.

🔹Në këtë kohë krizash të mëdha, sfidash sigurie dhe gjeopolitike, si dhe ndarje të fortë politike në Amerikë këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme.

Zjarr Tv Ad