Largimi i shqiptarëve me gomone/ Salianji: Të rinjtë s’kanë mundësi të punësohen, administrata e mbushur me trafikantë! Pasaportat me koncension? Do afrojë kriminelë të huaj

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me raportin e publikuar nga mediat britanike, për largimin masiv të shqiptarëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në një intervistë për News24, Salianji tha se janë një sërë faktorësh që detyron shqiptarët të emigrojnë. Deputeti demokrat tha se të rinjtë nuk kanë mundësi të punësohen, sidomos në administratë pasi sipas tij, ajo është zaptuar nga trafikantët.

SalianjiNuk ka një nismë qeveria për të sqaruar dhe pse ndodh ky fenomen. Sëpari duhet të ndalet njëherë. Duhet të krijojë mundësinë që kushdo të largohet nga Shqipëria, të largohet përmes mënyrave ligjore. Të aplikojë në forma të ndryshme. Qeveria nuk bën asgjë për t’i mbajtur të rinjtë, qoftë në mundësinë për punësim, në administratë nuk bëhet fjalë sepse e kanë zaptuar persona që përfshihen në këtë punë nga personat e krimit të organizuar që mbledhin votat për PS-në.

Nga ana tjetër duke parë rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetës, padrejtësia në Shqipëri, bën që shumë njerëz të largohen. Janë një sërë faktorësh po duket se ka një lloj qëllimi për të larguar të rinjtë nga Shqipëria. Për të larguar të gjithë në mënyrë që në Shqipëri të mbeten personat që i kanë nën kontroll. Shfryhet tensioni social. Bizneset po ndiejnë mungesat e krahut të punës dhe mendjes për të punuar. Po largohet dhe shtresa e mesme.

Çdo lidhje që bën çdo studiues, është një lidhje e drejtpërdrejtë. Largimi ka ndodhur pas vitit 2013. Nuk ka pasur asnjë reagim pavarësisht se ka pasur jehonë nga mediat e huaja. Duhet të kishte veprim nga qeveria përmes masave konkrete. Nuk ka reagim publik, Ministria e Brendshme nuk ka asnjë reagim. Duket se po e nxisin qëllimisht për të larguar të rinjtë.

Salianji ka komentuar edhe konçensionin e pasaportave për të dhënë nënshtetësinë shqiptare tek të huajt kundrejt pagesës. Deputeti i PD-së thotë se kjo do i hapë rrugë grupeve kriminale të huaja që të vijnë në Shqipëri dhe të pastrojnë paratë.

SalianjiMos të flasim për dhënien me konçension nënshtetësinë tek të huajt. Është një skemë tjetër për ta mbushur Shqipërinë me të huaj, që paguajnë për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ata që paguajnë janë persona të inkriminuar. Tanimë ka marrë një vëmendje të shtuar për ta dhënë me konçension kontrollin e këtij procesi. Sipas raportit të vitit 2021 të BE-së, kjo i hap rrugën evazionit fiskal dhe infiltrimin e grupeve kriminale dhe ato terroriste në vendin tonë. Shqipëria nuk ka kapacitete për të kontrolluar. Kam kërkuar informacion zyrtar në ministritë përkatëse se sa shqiptarë janë larguar nga vendi.

Zjarr Tv Ad