Largohet nga detyra kreu i IKMT në Vlorë

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i IKMT në Vlorë, Simbol Pazaj është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat, ndërsa nuk dihet ende arsyeja zyrtare e shkarkimit nga detyra të Simbol Pazajt.

Prej ditësh tashmë ky institucion është në qendër të vëmendjes për shkak të aksionit që u zhvillua pas zgjedhjeve të 14 majit, ku u tentua të shembej hoteli në pronësi të Fjorentin Belit, mbështetës i Fredi Belerit.

Pronari madje hodhi akuza duke thënë se po sulmohej për arsye politike. Por vendimi për shembjen e hotelit në Dhërmi u pezullua për momentin.

Zjarr Tv Ad