Pas shkarkimit nga detyra e mjekur Ilir Allkja,mjeku Genc Struga largohet nga detyra.Këtë e bëri të ditur mjeku Allkja, i cili shkruan në “Facebook” se shkarkimi i Strugës është bërë në muajin nëntor, por i është komunikuar në janar.
Postimi:
SHKARKOHET DOKTORI NË NËNTOR , BËHET ME DIJE NË JANAR !
Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr.Genc Struga, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë,i vetmi Fellow i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London !
Gjithcka ka ndodhur ndersa doktori ishte për një trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër.Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë !
Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj !Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit-ka shkruar ndër të tjera ai