“Largohu, PD është e demokratëve”, Basha pritet me me protesta në Fier, dhjetëra qytetarë mblidhen para “Teatrit Bylis”

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreydemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me demokratët në qytetin e Fierit vetëm pas pak minutash, por përpara “Teatrit Bylis” janë mbledhur dhjetëra qytetarë që kërkojnë largimin e tij.

Ata mbajnë në duar disa pankarta në të cilat shkruhet “Largohu, PD është e demokratëve” dhe “Në Fier je non grata”, teksa shprehen se ndihen të tradhtuar nga Basha, pasi u ka hedhur gaz lotsjellës në protestën e 8 Janarit.

Protestuesit kundër Bashës ndodhen vetëm pak metra nga mbështetësit e kryedemokratit që po presin mbërritjen e tij, por fatmirësisht nuk ka patur përplasje mes tyre.

Zjarr Tv Ad