“U takua me Soros”, Berisha bën deklaratën e fortë: Çfarë më kërkoi Basha pas takimit me miliarderin

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për marrëdhënien e Lulzim Bashës me Xhorxh Sorosin dhe a është ai i kompromentuar nga multimiliardieri.

Në intervistën e dhënë për Nova Media Albania, Berisha zbuloi se Basha ka patur një takim personal me Soros dhe se i ka kërkuar të mos denoncojë katastrofën në sistemin e drejtësisë. Berisha: “Qëndrimi i tij për Reformën në Drejtësi, rezulton se ai ka pasur një takim personal me Xhorxh Soros.

Lulzim Basha me ka kërkuar të mos denoncoja katrastofën në siatemin e drejtesisë së Xhorxh Soros. Që unë se kam pranuar asnjëherë, por kam qenë zëri më i fuqishëm.
Kam paralajmëruar si ish-kryetar shteti se rezultati i kësaj reforme do të jetë një sistem gjyqësor i paralizuar”, shprehet ai.

Zjarr Tv Ad