Lazarati ‘non grata’ nga DASH, indinjohen banorët: Kemi qindra djem në të gjithë botën, nuk kemi dëgjuar një të merret me krime. Ftojmë Yuri Kim për kafe

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi publik të bërë tre ditë më parë, udhëzoi të gjithë shtetasit amerikanë që të bëjnë kujdes kur vizitojnë Shqipërinë. Pikësëpari theksohet se duhet të bëjnë kujdes nga pandemia e Covid-19 si dhe së dyti të shmangnin Lazaratin për shkak të situatës kriminale aty.

Në lidhje me këtë deklaratë qytetarët e Lazaratit janë ndjerë të ofenduar dhe në një prononcim për FaxNews kanë pasqyruar situatën e qetë që mbizotëron në fshat.

Nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’ i bën thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.

“Kemi me qindra emigrantë në të gjithë botën, ku me thënë të drejtën nuk kemi dëgjuar që një djalë nga Lazarati të jetë përfshirë në veprimtari të tilla kriminale.

Po ashtu në fshat ka gati shtatë vjet nuk kemi asnjë problem. Policia vjen dhe hynë pa problem në fshat. Këtu tashmë vijnë dhe flejnë turista, holandezë dhe amerikanë dhe nga kombësi të tjera.

Gjërat nuk duhen parë në retroprespektivë duhen parë në prespektivë. Turistët këtu shijojnë vendet turistike të Lazaratit dhe kulinarinë.

Shumica e të rinjve nga fshati kanë ikur, ka mbetur një pjesë e vogël të cilët merren me blektori, me bujqësi dhe me ndonjë biznes të vogël.

Nëpërmjet jush në cilësinë e nënkryetarit të Shoqtës së Lazaratit, ftoj ambasadoren amerikane Yuri Kim të vijë të pijë një kafe në Lazarat”, tha nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’.

Nga ana tjetër një anëtarë i Shoqatës Lazarati u shpreh se një nga arsyet e njoftmit të dhënë nga DASh është patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit, por pa e thelluar shumë si argument.

Ne ndihemi të ofenduar nga deklarata e DASh. Patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit të cilët e kanë sulmuar vazhdimisht. Kjo është ajo që mundoj që mund të jetë dhe një nga arsyet. Këtu situata është e qetë dhe në përgjithësi bujqësia është zhvilluar në një masë të gjerë, po ashtu dhe blektoria. Shumë njerëz shkohjnë dhe punojnë në fasoneri dhe biznese në qytet, ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve kanë ikur jashtë shtetit”, tha anëtari i ‘Shoqatës Lazarati’./FaxNews

Zjarr Tv Ad