“Le të vijë Edi Rama t’i dalë për zot kësaj katrahure”- Gazment Bardhi ironizon KLGJ-në: Të na bindë që nuk ka certifikuar me firmë vendimin e kryeministrit

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Gazment Bardhi deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se qëndrimi publik i kryeministrit Edi Rama vë në pikëpyetje seriozitetin e studimit për hartën e re gjyqësore.

“Qëndrimi publik i kryeministrit vë në pikëpyetje seriozitetin e këtij studimi. Edhe mund të ikni se nuk keni ndonjë që të thoni se ka folur Edi Rama për ju”, tha Bardhi.

Ai deklaroi se KLGJ duhet të bindë tryezën në Komision se studimi nuk është vendim politik i kryeministrit Rama.

Në të kundërt theksoi ai, në vend të institucioneve në tryezë duhet të ulet vetë Rama. “Zonja kryetare ta nisim nga kjo pikë. KLGJ të na bindë që ky nuk është vendim politik i Edi Ramës që ka marrë firmën e Naureda Llagamit.

Në të kundërt nëse është vullnet politik i Edi Ramës nuk kanë çfarë bëjnë këtu asnjë institucion. Le të vijë këtu Edii Rama dhe t’i dalë për zot kësaj katrahure”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad