Legjenda e kombëtares spanjolle njofton tërheqjen

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xavi Hernandes është futbollisti i radhës që ka njoftuar varjen në gozhdë të këpucëve. Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori 39 vjeçar, i cili ka pohuar se fundi i sezonit do të jetë edhe i fundit si profesionist. Ndërkohë ka zbuluar se në të ardhmen do ta shikojmë duke trajnuar.

“Ishte një privilegj për të luajtur futboll deri në moshën 39 vjeçare dhe tani do të doja të përfundoja sezonin në krye duke fituar Kupën Amir dhe duke arritur në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve aziatike. Ky është sezoni im i fundit si një lojtar dhe pres që e ardhmja për mua të jetë si trajner,”-tha ish lojtari i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

Xavi, i cili aktualisht luan në Katar, fitoi titullin me Al-Sadd, teksa mban rekordin e të gjitha kohërave në Barcelonën. Para katër vitesh, Xavi zgjodhi të “braktis” spanjollët pas 767 takimeve, ku shënoi 85 gola nga viti 1998 në 2015.

 

Zjarr Tv Ad