Lëkundje të forta toke në Greqi

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ka goditur ishullin turistik të Zakinthos në perëndim të Greqisë, mesnatën e të enjtes. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në kryeqytetin grek, por autoritetet thanë se nuk ka raportime për viktimanë njerëz apo dëme të konsiderueshme materiale. 

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë pothuajse në gjithë perëndimin e Greqisë. Të paktën dy tërmete të tjera të lehta goditën ishullin para dhe pas tërmetit të fuqishëm.

Greqia shtrihet në një nga rajonet më të prekshme nga tërmetet duke shënuar me mijëra lëkundje çdo vit. Por në pak raste këto tërmete kanë qenë vdekjeprurëse, përjashto rastin e tërmetit të vitit 1999 ku në periferi të Athinës mbetën të vrarë 143 persona.

ZIkanthos është goditur nga disa tërmete të forta në të kaluarën dhe për këtë arsye ka një kod shumë të rreptë sigurie për sa i përket ndërtimeve.  

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakintos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni. Ende nuk ka të dhëna për dëmet që mund të ketë shkaktuar lëkundja e fortë e tokës, veçanërisht në qytetet pranë epiqendrës së tërmetit. Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me megnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.6 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2.

Zjarr Tv Ad