“Lëreni Saliun dhe Lulin, duan vetëm sherr”/ Veliaj thirrje qytetarëve të Rrogozhinës: Votoni PS-në për punën në zhvillimin e qytetit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në çelje të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u kërkoi qytetarëve të  Rrogozhinës të mbështesin kandidatin socialist Edison Memolla, si mënyra për të vijuar punët dhe projektet në qytet.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e organizuar, Veliaj tha që të distancohen nga sherri mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Fakti se ne socialistët punojmë me të njëjtin seriozitet, si në qendër të kryeqytetit, ashtu edhe në një qytet si Rrogozhina, do të thotë se e duam votën tuaj për punë, jo për sherr. Saliu thotë ma jepni votën që, me të mbaruar votimet, t’i them Lulit dola më mirë se ty, prandaj do ta vazhdoj sherrin për bravën. Luli thotë ma jepni votën – e di që nuk fitoj – por të paktën të kem mjaftueshëm vota, që në datë 7 mars, të vazhdoj sherrin me Saliun. Ata e duan votën për sherr, e duan votën si një lloj leve. I thonë miletit: “ma jep këtë levën, që t’ia fus tjetrit në kokë!”. Kurse për ne vota është instrumenti me të cilin bëjmë punët e mira të Rrogozhinës. E duam votën që të mbarojmë projektet”, u shpreh Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje demokratëve të heqin dorë nga partitë që kanë hallin e bravave dhe të bashkohen me forcën që po ndërton 102 shtëpi në Rrogozhinë pas tërmetit, shkolla e kopshte për fëmijët e tyre.

Zjarr Tv Ad