“Zoto pagoi 2 kompanitë e tij 23 mln euro”/ PD nxjerr konkluzionet e ditës së katërt të Komisionit Hetimor: Ja faktet që provojnë vjedhjen e shekullit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka publikuar disa të dhëna, ku sipas tyre vërtetojnë gjithmonë e më shumë aferën me inceneratorët. Në një postim në Facebook, selia blu rendit disa prej gjetjeve të ditës së katërt të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Sipas PD-së, Klodian Zoto ka paguar veten me dy kompanitë e tij 23 mln euro për punë që nuk janë kryer. Më tej, PD thotë se kanë marrë 20 mln euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Postimi i PD-së:

Fakte dhe prova që provojnë vjedhjen e shekullit. Detajet që nxori në dritë dita e katërt e komisionit hetimor për inceneratorët

Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama. Falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmoton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e katërt:

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion leke për paga te cilaj paguheshin me parate e buxhetit te shtetit Administratorit të Fierit thotë se nuk  e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Kompania BCG, ne pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit  ka bërë ofertën e pakërkuar per inceneratorin  e me pas ia shet kompanin Klodian Zotos. Pjesë e gares ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.

Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë  punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksioner Ministri i z. Arben Ahmetaj. Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneretorit.

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë. Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vete bejne auditim dhe askush në  qeveri, nuk mban përgjegjësi. Janë paguar 23 milionë euro për incenerotorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.

Zjarr Tv Ad