‘Ligjet’ miratuan ndryshimet e propozuara nga PS për Komisionet Hetimore, Tabaku: Po përpiqen t’i mbyllin dyert opozitës, kush është Ermonela Felaj që të…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Jordia Tabaku, ka reaguar në lidhje me miratimin e ndryshimeve për Komisionet Heimore, të cilat ishin propozuar nga Ermonela Felaj.

Tabaku tha se miratimi i ndryshimeve të kërkuara nga PD ishte një mundësi që të kishim një instrument për të ndryshuar në mënyrë pozitive funksionimin e komisioneve hetimore, por sipas saj mazhoranca vendosi të hakmerret me arrogancën e pushtetit.

Gjithashtu tha se Ermonela Felaj nuk mund të vendosë kush është caku i Gjykatës Kushtetuese, apo Klotilda Bushka nuk mund të vendosë nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të hapur apo të mbyllura.

“Nuk ka asnjë çudi me tendencën që ka pasur Kuvendi muajt e fundit me ligje të njëanshme me votime të njëanshme.

Është një mundësi e humbur që ne mund të kishim një instrument për të ndryshuar në mënyrë pozitive funksionimin e komisioneve hetimore dhe e kuptoj sesi është mënyra e vetme sesi mazhoranca mund të hakmerret me këtë arrogancën e pushtetit që kanë në muajt e fundit.

Akt i njëanshëm, që nuk ndihmon parlamentin për të funksionuar normalisht.

Ligji është shumë i mirë siç është, do ishte më i mirë po ti jepte më shumë mundësi opozitës. Tashmë është bërë një ligj për të kontrolluar komisionin hetimor. Pra vetë Ali vetë Kadi.

Kush është Ermonela Felaj të vendosë kush është caku i Gjykatës Kushtetuese, kush është Klotilda Bushka të vendosë nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të hapur apo të mbyllura.

Në çdo rast mazhoranca do të mbrojë veten. Sikleti që kaluan me komisionin për inceneratorin, janë duke u përpjekur t’i mbyllin dyert opozitës për çdo kontroll hetimor”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad