Ligji për dhënien me koncesion të Butrintit/ Deputetja e PS e pranon: Privati mbron më mirë se shteti! Ka më shumë fonde në dispozicion…

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetia e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka folur në Kuvend për ligjin për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit që u kthye mbrapsht nga presidenti Ilir Meta. Gjylameti deklaroi se privatët mund të kenë në dispozicion më shumë fonde për të investuar në ekspertizë më të mirë. Ajo e cilësoi idenë se shteti mbron më mirë se privat një atavizëm (mendim i të kaluarës).

“Shteti po krijon një formë administrimi që synon rritjen e donacioneve. Krijimi i fondacionit të posaçëm bën të mundur që të ardhurat të përdoren për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ky nen nuk vendos kufizime për formën e subjektit që duhet t’i kalojë në administrim një pasuri e tillë. Marrëveshja e administrimit kalon për miratim në Kuvend. Konventa nuk vendos asnjë kusht për pjesëmarrjen e shtetit në organet vendimmarrëse të fondacionit. Kjo për faktin se procesi i ruajtjes është i orientuar drejt realizimit të objektivave.

Në shtetet diktatoriale mund të mos ketë fare forma të subjekteve private të interesuara për menaxhimin e pasurive kulturore. Kjo nuk do të thotë se menaxhimi është më i mirë se në vendet perëndimore. Privatët duke pasur më shumë fonde në dispozicion kanë mundësi të investojnë në ekspertizë më të mirë. Ideja se shteti mbron më mirë pasuritë kulturore është një atavizëm”, tha ajo.

 

Zjarr Tv Ad