Ligji për studentët e mjekësisë/ Lapaj: Qeveria po i mban peng! Mjeku Koja: Nuk e njeh problemin! Mos thuaj gjëra të pavërteta

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në studion e emisionit “Open” në News24, po diskutohet në lidhje me propozimin e qeverisë për kontratat e studentëve të mjekësisë pas përfundimit të studimeve.

Adriatik Lapaj, aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” u përfshi në një debat e mjekun dhe pedagogun Gjergj Koja në lidhje me ligjin për tarifat e studentëve.

Lapaj e quajti vendimin e qeverisë si pengmarrje të mjekëve të rinj, ndërsa shtoi se kjo nuk është zgjedhja e duhur, pasi mund të largohen pas 5 vitesh. Koja nga ana tjetër tha se studentët e mjekësisë janë studentë ekselence dhe se paguhen nga shteti. Sakaq iu drejtua Lapajt se nuk e njeh problemin në lidhje me tarifat e studentëve, ndërsa i kërkoi të mos thotë gjera të pavërteta.

Pjesë nga debati:

Koja: Ti ngatërron taksën me profesionin. Profesioni I mjekut të shpëton jetën.

Lapaj: Ketë njësoj po shpenzohen si për mjekët dhe për ekonomistët. Formimi i një mjeku ka kosto më të vogël se kimisti, fizikanit, IT. Pse nuk shkollohet me taksat tona një studenti i kimisë, fizikës? Studentët e mjekësisë tarifat e studimit i kanë më të larta se degët e tjera. Me lekët e shqiptarëve edukohen dhe studentët e degëve të tjera. Ka një politiokë këtu që nuk është e drejtë. Që është futja në konflikt e popullit. E përballin popullin me mjekët e rinj. I cilësojnë si problem dhe duan ti mbajnë këtu për t’u shërbyer qytetarëve. Me qejf ikën një student? Nuk ikën me qejf, por kushtet ekonomike, trajtimi I tyre I bëjnë që të mos ndihen të vlerësuar dhe të arrirë në profesion. Unë jam që të mos ikin dhe të rrinë më shumë së Shqipëri, por nuk është zgjidhje pengmarrja. Ja i morëm peng 5 vite, por pas 5 viteve? S’do i japim Gjermanisë mjek të rinj, por me eksperiencë.

Koja: Ne jemi ngritur për problemin. Ndër vite me largimin e mjekëve… e kuptoni që po akuzoni politikisht.

Alimehmeti: Për çfarë jemi ne këtu?

Koja: Jemi si pedagog dhe mjek.

Lapaj: Meraku im është ky, nuk zgjidhet me pengmarrje, por me ekonomi. Një shembull, qeveria shqiptare ka humbur një gjyq ndaj pronarit të një media që sot është mbyllur. 4800 mjek për 5 vite që duan ti mbajnë peng dhe ti shumëzosh me 40 mijë lekë vlera shkon për 110 mln euro. Pra ato para mund të kishin shkuar për rritje rroge për mjekët me 40 mijë lekë. Unë hallin e kam te perspektiva, mirë që mjekët i mbajnë peng, po si do ia bëjmë, këtu s’ka hidraulik, tullaxhi. S’ka, pse? Po ikin. Numri i studentëve në vitin 2014, 174 mijë student, në vitin 2023-2023-121mijë studentë. Pra kemi 53 mijë student më pak në universitetet tona. E kuptoni çfarë është kjo? Kjo është dramë. Kjo është një epidemi ikje që nuk ikën me ligj, por duke e shembur këtë gjë që e ka shkaktuar. Sot ikin njerëzit me dëshira nga ata e tyre, shtëpia e tyre.

Koja: Keni një rrugë?

Lapaj: Po kam.

Koja: Më jep një zgjedhje.

Lapaj: Po, sot një mjek i cili del dhe duhet të bëjë specializimin dhe është në kuotat e pambuluara.

Koja: Nuk është ky ligji…

Lapaj: Një mjek del në punë në moshën 32 vjeç, me çfarë jeton? Një mjek i ri që specializohet për këtë popull, nuk paguhet. Me çfarë jeton një kryefamiljar 32-vjeçar.

Koja: Eni nuk dha përgjigje për pyetjen.

Lapaj: Nuk më lënë, se po e shpjegoj. Me ekonomi, nuk i paguajnë. Shteti me pengmarrje nuk ndërtohet, por duke mos i vjedhur buxhetet. Zgjidhet me ekonomi.

Koja: Studentët e mjekësisë janë studentë ekselence. Paguhen more zotëri. Nuk e njeh problemin. Mos thuaj gjëra të pa vërteta. Jo vetëm që nuk paguajnë, por paguhen.

Zjarr Tv Ad