Lihet në fuqi shkarkimi i gjyqtares së Apelit, Fatmira Hajdari

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkarkimi nga detyra për gjyqtaren e Apelit, Fatmira Hajdari është lënë në fuqi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi Hajdarin më 18 qershor, ndërsa ajo vetë ishte e pranishme në sallë në momentin e leximit të vendimit që ishte i pritshëm pas gjetjeve për mosjustifikim të pasurisë.

Ajo kishte një problem lidhur me një pallat në zonën e vilave gjermane ku familja Hajdari është pronare e 13 apartamenteve, të cilët nuk i justifikonte dot. KPK gjeti edhe disa pasaktësi në kryerjen e detyrës dhe që kishte të bënte me revokimin e vizës amerikane

Fatmira Hajdari u caktua para pak kohësh si gjyqtare për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i akuzuar ishte kreu i saj Lulzim Basha. Ajo nuk pranoi të gjykonte këtë çështje dhe dha dorëheqje. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

Zjarr Tv Ad