Lirimi i Edmond Begos, flet avokati i tij: Arrestim është i qëllimshëm nga grekët, çfarë do të bëjmë pas kësaj

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lirimit nga burg grek i biznesmenit Edmon Bego, ka folur avokati i tij Ardian Leka.

Ai ka thënë se Bego është liruar dhe po kthehet në Shqipëri.

“Edmond Bego ka dalë nga burgu dhe tani po bën tërheqjen e sendeve personale në komisariatin e policisë.

Kjo situatë u krijua për efektet e gabimeve të sistemeve greke. Kjo nuk është një situatë e re. Autoritetet greke i nxjerrin shpesh herë shtetasve shqiptarë.

Çdo ditë në kufi krijohen radha kilometrike për shkak të problemeve që iu nxjerrin edhe personave pa precendentë. Megjithatë situata u qartësua nga autoritetet italiane”, është shprehur Leka.

I pyetur nëse do ketë ankimim nga avokatët e biznesmenit, Leka tha se do të konsultohet me kolegët grekë dhe më pas do nis procedura.

“Kjo është një procedurë që do fillojë në shtetin grek nga avokatët grekë. Pas konsultimit në Shqipëri do fillojmë procedurën. Mendojmë se është një gjë me dashje, jo gabim por ky është mendimi im”, tha avokati i Edmond Begos.

Zjarr Tv Ad